Sedloski: Një gol na shkatërroi, Danimarka ndëshkoi të gjitha dobësitë tona

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Goce Sedloski, iu drejtua mediave pas humbjes bindëse ndaj Danimarkës në Kopenhage, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës 2026.

Sipas tij goli i hershëm i kundërshtarit në fillim të pjesës së dytë, ndikoi që skuadra të humb plotësisht ekuilibrin.

“Ne luajtëm pjesën e parë të disciplinuar dhe isha i kënaqur me atë se si ishim në fushë. Në pushimin pas pjesës së parë, theksova se duhet të ishim të kujdesshëm në minutat e para, por atëherë pësuam një gol. Kjo na nxori nga ritmi dhe më pas e patëm të vështirë të riktheheshim në lojë”, – tha Sedloski.

Sedlloski tha se danezët arritën të ndëshkojnë dobësitë e përfaqësueses tonë, për të cilat kishte paralajmëruar më parë.

“Kjo është një goditje e fortë për ne. Danimarka shënonte gola nga krahët, diçka që ne e analizuam dhe u përpoqëm ta mbyllnim. Mbrojtësit e tyre të krahut krijonin vazhdimisht avantazh numerik dhe na shkaktonin probleme të mëdha në mbrojtje”, shtoi Sedloski.

Leave a Reply