Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është eliminuar nga Turqia në ndeshjen finale të “play off”, duke mos arritur të sigurojë një vend për herë të parë në një Botëror.
“Dardanët” u mposhtën minimalisht 1:0 nga Turqia në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.
Miqtë patën disa raste, ndërsa Kosova mundësinë më të mirë e kishte me Asllanin në pjesën e parë, mirëpo traversa i mohoi golin futbollistit shqiptarë të Hofenhajm.
Golin e vetëm dhe të fitores për Turqinë e realizoi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.
Kësisoj, Turqia kualifikohet në Botërorin 2026 pas plotë 24 viteve.
Për herë të fundit ata kishin luajtur në Botërorin e vitit 2002, kur në fund dolën të fitojnë medaljen e bronztë duke fituar finalen e vogël kundër Koresë së Jugut me rezultatin 3:2. (infOSport.mk)
