Seleksionuesi i ri i Maqedonisë, Goce Sedloski, regjistroi barazimin e parë pas marrjes së drejtimit të përfaqësueses A, ku deri më tash ka arritur edhe një fitore (miqësore) dhe një disfatë.
Trajneri nga Prilepi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Republikës së Irlandës aktivizoi plotë 21 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe dy debutuesit, Musovski dhe Fetai.
Ky i fundit e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje shumë pozitive, për të cilën foli edhe vetë seleksionuesi, Sedlloski.
“Pas ndeshjes së vështirë ndaj Danimarkës, ndeshja kundër Irlandës ishte shumë e fortë. Përjashtim, bënë presioni i Irlandës në fundin e pjesës së parë dhe rastin e fundit që e mbrojti Stole. Ju dhash mundësinë të gjithë futbollistëve, mendoj se ndeshja nuk dhuroi shumë raste për gol. E dimë se si luan Irlanda, danezët janë skuadër më ndryshe, mirëpo mos të harrojmë kjo përfaqësuese avansonte me rezultatin 0:2 gjatë pjesës së parë në duelin në Pragë.” – u shpreh Goce Sedlloski.
Imran Fetai….
“Jam i kënaqur me paraqitjen e Fetait, ishte ky debutimi i tij, në të cilin u gjind shumë mirë. E kam ndjekur në disa ndeshje në Ligën e Parë me fanellën e Shkëndijës dhe më pëlqeu ajo që pashë te ai.”
Mungesa e golave….
“7 ditë jam me ekipin përfaqësues, kisha vetëm tre stërvitje në Shkup, dhe na duhet të presim. Golat do të vijnë, duhet të freskohemi në të gjitha repartet. Duhet të luajmë në mënyrë ofensive dhe të imponohemi kundër kundërshtarëve tanë.”
Ekipi përfaqësues futbollistik gjatë ditës së sotme rikthehet në Shkup, ndërsa aktivitetet e ardhshme “verdhekuqtë” do ti kenë gjatë muajit qershor, kur në kuadër të ndeshjeve të FIFA-s, do të zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese, që do ju shërbejnë si parapërgatitje për ndeshjet në grupe të Ligës së Kombeve.
Kujtojmë, Maqedonia për herë të parë edicionin e ri do të luaj në Ligën B. (infOSport.mk)

