Distria Krasniqi ka shkëlqyer në në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja nga Kosova ka fituar medaljen e artë, duke regjistruar kështu suksesin e tretë radhazi në kuadër të Kampionateve evropiane.
Në finalen e madhe, Krasniqi ishte fantastike, duke mundur francezen, Amandine Buchard.
Sa i takon rrugëtimit të saj, Krasniqi në çerekfinale eleminoi Aleksandra Kaleta nga Polonia, ndërsa në gjysmëfinale, xhudistja dardane eliminoi italianen, Odette Giuffrida. Statistika shumë të mira për Distria Krasniqin, e cila u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë.
