Real Sociedadi fitues i Kupës së Mbretit, portieri Marrero hero i fitores ndaj Atl.Madrid!

Real Sociedadi ka fituar “Copa del Rey”, pasi në finalen e madhe mundi Atletiko Madridin e Diego Simeone. Ndeshja e zhvilluar në Sevilja pas 90 minutave lojë u mbyll me shifrat 2:2, ashtu që ndeshja iu drejtua vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Pasi edhe pas 120 minutave lojë rezultati ishte ai i njëjti, skuadra “baske” i’a doli në ruletin e penaltive, duke triumfuar me shifrat 4:3.

Për Real Sociedad ishte ky trofeu i katërt në kuadër të Kupës së Mbretit dhe i pari pas vitit 2020.

Hero i skuadrës “baske” doli të jetë portieri Unai Marrero, i cili ndali dy penaltitë e para të ekzekutuara nga dyshja sulmuese e Atletiko Madridit, Alexander Sørloth dhe Julián Álvarez.

Ndryshe, Real Sociedadi në dy raste avansonte, falë golave të shënuar nga Ander Barrenetxea dhe Mikel Oyarzabal, me Atletikon që arriti të rikthehej në lojë falë golave të shënuar nga dyshja sulmuese, Ademola Lookman dhe Julián Álvarez, mirëpo që penaltitë në fund dolën të jenë të kobshme për skuadrën e Diego Simeone. (infOSport.mk)

Leave a Reply