Pike nënshkruan kontratën e jetës me Barcelonën

Mbrojtësi spanjoll, Zherard Pike ka rinovuar kontratën me Barcelonën, duke vazhduar të njëjtën deri +në vitin 2022. Mbrojtësi shtatlartë në prezencën e presidentit të skuadrës “katalunase”, Josep Bartomeu dhe medias në ambientet e stadiumit “Kamp Nou”, rinovoi kontratën e jetës me “blaugranët”.

Klauzola e shitjes e vendosur nga klubi për mbrojtësin është 500 milionë euro. Pas nënshkrimit, 30-vjeçari realizoi fotot në shkallët e stadiumit me përfaqësuesit e klubit.

Përkrah yllit spanjoll, ishin edhe prindërit e tij, ndërsa mungoi bashkëshortja e tij, këngëtarja kolumbiane, Shakira, me të cilën ka dy djem.

30-vjeçari Pike pjesë e Barcelonës është që nga vera e vitit 2008-të, ndërsa brenda periudhës gati 10-vjeçare, ai me fanellën e skuadrës “katalunase” ka zhvilluar plotë 425 ndeshje, duke realizuar edhe 36 gola.

Leave a Reply