Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 me disfatë i mbylli kualifikueset për Europianin e vitit 2027. Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski pësuan disfatë 2:0 në transfertën ndaj Suedisë. Vendasit e hapën rezultatin në minutën e 15-të përmes Svenssonit, ndërsa Ndjie në minutën e 52-të shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar

