Liverpull përmbysi Galatasarajin në Champions, argëtohen Barcelona dhe Bajern, humbje e ëmbël e Atl.Madrid!

Të mërkurën në program ishin edhe 4 ndeshjet tjera të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi me spektaklin në “Kamp Nou”, aty ku Barcelona pati fjalën kryesore, duke mundur Njukasëll Junajtedin me shifrat 7:2.

Skuadra angleze tentoi të mbijetojë gjatë pjesës së parë, duke barazuar dy herë rezultatin, megjithatë pjesa e dytë ishte një histori tjetër për “katalunasit” dhe sulmuesin e tyre polak, Robert Levandovski që theu rekordin e Lionel Messi, duke u bërë lojtari i parë që shënon ndaj 41 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Levandovski së bashku me Rafinjan shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol shtuan edhe Lamine Yamal, Bernal dhe Fermin Lopez. Në anën tjetër të dy golat për skuadrën nga “Sent Xhejms Park” i shënoi Elanga.

Liverpulli në mënyrë spektakolare ka përmbysur fitoren (1:0) të Galatasarajit nga ndeshja e parë në Turqi. Të besuarit e trajnerit Arne Slot në “Enfilld” shënuan fitore 4:0, falë folave të shënuar nga Szoboszlai, Ekitike, Gravenberch dhe Sallah.

Pas suksesit 1:6 në aktin e parë në Bergamo, skuadra e Bajern Munih në ndeshjen e dytë në Gjermani triumfoi me shifrat 4:1 ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit.

Harri Kejn sërish ishte në element, duke shënuar dy gola, ndërsa nga një gol tjetër realizuan edhe Luis Diaz dhe Lennart  Karl.

Atletiko Madridi pësoi ndoshta disfatën më të ëmbël në këtë fazë në transfertën ndaj Tottenham në Angli. Skuadra e Diego Simeones pësoi disfatë 3:2, mirëpo falë fitors 5:2 nga ndeshja e parë, “jorganxhinjët” vazhdojnë tutje me rezultatin e përgjithshëm 7:5. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply