Kapinkovski zbuloi emrat te Maqedonia U19 për turneun kualifikues në Holandë

Trajneri i ekipit përfaqësues të Maqedonisë deri në moshën nën 19 vjeç, Dimitar Kapinkovski, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për turneun kualifikues në Holandë, i cili do të mbahet nga 23 deri më 31 mars të këtij viti (2026).

Përveç nikoqirit Holandës, të besuarit e trajnerit Kapinkovski në këtë turne do të masin forcat edhe me ekipet përfaqësuese të Moldavisë dhe Ishhujve Faroe.  Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtari ynë i parë në këtë turne kualifikues me datë 25 mars, që vetëm dy ditë më vonë të përballen me Holandën, ndërsa ndeshjen e fundit, atë mbyllëse do ta zhvillojmë kundër Moldavisë.

Trajneri Kapinkovski për këto tre ndeshje do të mbështetet tek lojtarët e mëposhtëm:

Maqedonia U19: Aleksandar Trajkov (Brera), Bojan Velkov (Brera), Gabriel Taleski (Brera), Ivan Tançev (Brera), Andrej Dimovski (Brera), David Angelevski (Pelister), Jovan Mrmaçoski (Pelister), Stefan Sekirski (Novaci), Kristijan Markoski (Këlln, Gjermani), Alban Roçi (Struga Trim Lum), Muhamed Mustafi (St. Gallen, Zvicër), Stefan Brankovski (Maribor, Slloveni), Antoni Trajkovski (Vardar), Ivo Markovski (Vardar), Damjan Bucevski (Makedonija Gj.P), Darko Jovçev (Makedonija GJ.P), Ditmir Hoxha (Rabotniçki), Lorent Zhaku (Rabotniçki), Flori Iljazi (Shkëndija), Mateo Qesik (Jedinstvo UB), Slavco Misajlovski (Teteks);

 

Leave a Reply