Lirim Qamili ka marrë vëmendjen e mediave në Danimarkë, kjo pasi i njëjti është futbollisti i vetëm i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë që luan në kampionatin elitar danez me skuadrën e Sonderjyske.
Pikërisht me petkun e kësaj skuadre, Qamili dhjetorin e vitit të kaluar bëri që FC Copenhagen të qaj dhe të vuaj një disfatë të rëndë me shifrat 2:0 po në “Parken stadium”, aty ku nesër mbrëma Qamili sërish si kundërshtarë do të paraqitet, këtë herë me petkun e Maqedonisë përballë Danimarkës.
“A mund të ndodh që nesër Qamili të nxjerrë jashtë loje Danimarkën”….?
Pra, nesër mbrëma në fushën e stadiumit në Kopenhagen do të zbresin dy ekipe që duan të fitojnë ndeshjen.
Duke pasur parasysh se Qamili luan në rolin e sulmuesit, ai mund të luaj edhe rolin e heroit te Maqedonia, por në anën tjetër mund t’ia fik dritat Danimarkës.
“Sigurisht, që kjo e bën më të veçantë këtë ndeshje për mua, pasi në pyetje është vendi i ku kam lindur dhe jam rritur,” – thotë Qamili, i cili ka lindur në Glostrup të Danimarkës, por që ka prindër me origjinë nga Maqedonia.
Por a mund që Qamili sërish të shtang tifozët danez, e sidomos ata të FC Copenhagen në “Parken Stadium”.
“Neve jemi profesionist dhe sapo dalim në fushë, bëjmë punën tonë. Nuk ka rëndësi ndaj cilës skuadër luan. Unë tani përfaqësoj Maqedoninë dhe sigurisht që do të bëj punën time për ata”.
Por a mendon Qamili se është shumë e veçantë të luaj një ndeshje kundër Danimarkës në një moment kaq të rëndësishëm për ata?
“E di që është një ndeshje e rëndësishme për Danimarkën, por gjithashtu është edhe një ndeshje e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. Një ndeshje e madhe. Ata janë gjithashtu të uritur për një raund final,” – përgjigjet Lirim Qamili, i cili duke ngacmuar paksa edhe gazetarët danez, thotë: “Ndoshta nuk do të qaj nëse shënoj kundër Danimarkës në ‘Parken’”, duke rikujtuar atë gol të 7 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ndihmoi Sonderjyske për të shënuar fitore 2:0, duke bërë që FC Copenhagen të futet në një krizë të thellë, që vazhdon ta përjetojë edhe sot.
Të shënosh për Sønderjyske është si të hedhësh një gur në oqean, por shënimi i një goli kundër Danimarkës në një ndeshje vendimtare të “play-off” të Kupës së Botës mund ta bëjë futbollistin shqiptarë Lirim Qamili objekt fërshëllimash nëpër stadiumet e Danimarkës për pjesën tjetër të sezonit të Superligës.
Mbetet të shihet nëse Qamili fillimisht do të marrë besimin e trajnerit Goce Sedlloski për të luajtur kundër shtetit që e riti dhe i dha gjithçka, Danimarkës, apo ndoshta do të mbetet në stol dhe nuk do të binte pre e sulmeve nga mediat daneze.
Kujtojmë, Qamili me përfaqësuesen e Maqedonisë ka debutuar pikërisht në muajin mars të vitit 2024, ndërsa që nga atëherë ka zhvilluar 13 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola kundër Letonisë dhe Lihtenshtejnit. (infOSport.mk)
