Dimitrievski: Çdo ndeshje për ne është e rëndësishme dhe duam të fitojmë!

Dita e fundit e muajit mars për përfaqësuesen e Maqedonisë sjellë edhe një ndeshje tjetër, atë kundër Republikës së Irlandës, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe përkundër avantazhit prej dy golave që kishin në duelin ndaj Republikës Çeke, futbollistët irlandez në fund pësuan disfatë, duke u eliminuar në ruletin e penlative.

Kësisoj, pas eliminimit edhe të ekipit tonë përfaqësues, fati deshi që në ndeshjen e fundit të vlefshme për Botërorin e vitit 2026, të takohemi në Dublin kundër Irlandës.

Pas disfatës 4:0 ndaj Danimarkës, portieri Stole Dimitrievski në konferencën për shtyp, tha se mbrojtja duhet të jetë në nivel të lartë.

“Unë jam profesionist, gjithmonë vij për të fituar, veçanërisht kur luaj me fanellën e Maqedonisë. Kemi dy humbje bindëse në dy ndeshjet e fundit, i kemi analizuar gabimet dhe është e qartë se duhet të tregojmë disciplinë në mbrojtje dhe të fitojmë ato topat e dytë. Nëse jemi më të mirë në atë segment, do të kemi më shumë sulme se kundërshtari, dhe rivalët nuk do të kenë aq shumë gjuajtje në portën tonë. Neve punojmë, flasim, analizojmë dhe duhet të përmirësohemi”, – tha Stole Dimitrievski.

Leave a Reply