Maqedonia humb një vend në renditjen më të re të FIFA-s!

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë ka regjistruar rënie në renditjen më të re të FIFA-s, njofton “infOSport.mk”. Ekipi përfaqësues futbollistik i vendit tashmë ndodhet në pozitën e 67-të, një vend më poshtë se herën e kaluar, kur renditjen në pozitën e 66-të.

Maqedonia gjatë muajit mars, që tashmë e kemi lënë pas, zhvilloi dy takime. Fillimisht në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off” për një vend në Botërorin 2026 u mund nga Danimarka, që mbrëmë në ndeshjen për prestigj, të luaj baraz pa gola kundër Irlandës.

Para Maqedonisë, vazhdon të mbetet Shqipëria, që gjithashtu ka humbur një pozicion në renditje, por edhe Bosnje e Hercegovina, që mbrëmë bëri senzacion me eliminimin e Italisë në ndeshjen finale për një vend në Botërorin 2026.

Shqipëria renditet e 64-ta, B e H e 65-ta, ndërkohë Kosova ka ecur për një pozitë më lartë dhe tashmë ndodhet në vendin e 78-të.

Ndryshime, ka edhe në vetë kreun e renditjes, me Francën që tashmë është lidere me 1877,32 pikë, duke lënë pas vetes Spanjën me 1876,40 pikë dhe Argjentinën që numëron 1874,81 pikë.

Në TOP10 ka vend edhe për Anglinë, Portugalinë, Brazilin, Holandën, Marokun, Belgjikën dhe Gjermaninë. (infOSport.mk)

Leave a Reply