Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U19 në kategorinë e femrave e mbylli pa asnjë fitore dhe asnjë gol të shënuar turneun elitar kualifikues, që nga data 10 deri me 16 prill u zhvillua në Gllazgou të Skocisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas disfatave nga Norvegjia dhe Skocia, të përzgjedhurat e Izov, sot pësuan disfatë 5:0 nga Austria.
Spin shënoi golin e parë dhe të vetëm gjatë pjesës së parë për Austrinë, skuadër kjo që në pjesën e dytë shtoi edhe 4 gola të tjerë, me autore, Herbst (2 gola), Osl dhe Lueger.
Njëherit ishte kjo ndeshja e fundit dhe një disfatë tjetër zhgënjyese, pas atyre 9:0 ndaj Skocisë dhe 3:0 ndaj Norvegjisë. (infOSport.mk)
