Çeferin: Masar Omeragiç po bënë një punë të shkëlqyer, e xhelozojnë për punën që po bënë!

Gjatë ditës së djeshme për vizitë zyrtare në Shtëpinë e futbollit vendor, ishte numri 1 i futbollit europian, Aleksander Çeferin. I njëjti u mirëprit në mënyrën më të mirë të mundshme nga kreu i futbollit vendor, Masar Omeragiç, i cili kishte se për  çfarë të flas rreth punës së tij një vjeçare para presidentit të UEFA-s.

Omeragiç gjatë mandatit të tij filloi dhe i përmbylli disa projekte shumë të rëndësishme, siç është sistemi VAR, statuti i ri dhe qasja ndryshe ndaj investimeve në kushte kur mjetet nga fondet e infrastrukturës së UEFA-s nga ish-udhëheqja e federatës janë shpenzuar tashmë deri në vitin 2028.

Por si i vlerëson në realitet UEFA reformat që po zbatohen në futbollin tonë vendor dhe sa i rëndësishëm është menaxhimi i duhur i burimeve në kushte të tilla, Çeferin me përgjigje: “Masar po bën një punë të shkëlqyer. Ne i kontrollojmë vërtet të gjitha federatat, dhe federata e futbollit të Maqedonisë, që kur Masar është këtu, është një nga shembujt e punës së përkushtuar dhe ndryshimet janë tashmë të dukshme. Sa herë që vij, gjithçka është ndryshe. Ndoshta jam pak subjektiv sepse ai është miku im, por objektivisht, si president i UEFA-s, jam shumë i kënaqur. Nuk do ta thoja kurrë publikisht këtë nëse nuk do ta kisha seriozisht, sepse mund të më kthehej në përndjekje. E përgëzoj atë dhe të gjithë ekipin. Jam i lumtur që ai i solli të gjithë ish-futbollistët më afër federatës, sepse në shumë vende të tjera ka xhelozi ndaj tij, dhe ai i bashkoi ata dhe klima është e shkëlqyer.”

Presidenti i UEFA-s, slloveni Aleksander Çeferin në studion e TV FFM-së te Zlatko Anodnovski foli edhe për shumë tema të tjera, përfshirë këtu Kampionatin Botëror, në të cilin për herë të parë do të garojnë 48 skuadra, Ligën e Kombeve, sistemin VAR, kurdisjen e ndeshjeve, Superligën europiane, si dhe ndeshjet mes Sllovenisë dhe Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për gjitha këto tema, në videon më poshtë në youtube, mund ta ndiqni intervistën e plotë të Aleksander Çeferin:

Leave a Reply