Premierliga angleze refuzon sërish VAR-in

VAR nuk do të përdoret në Premierligë as sezonin e ardhshëm. Vendimi për të mos e përdorur sistemin VAR është nga marrë nga krerët e Ligës Angleze të Futbollit, të cilët nuk janë të bindur: “Testet e kryera deri tani janë shumë kontradiktore, ndaj edhe në sezonin 2018-219 ky sistem nuk do të përdoret në futbollin anglez”.

Drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit u janë referuar rasteve që janë marrë në shqyrtim gjatë ndeshjeve të Liga Kupës në Angli, ku shumë vendime nuk kanë qenë të sakta.

VAR ka filluar të përdoret në shumë kampionate elitare të Europës, ndërsa gjithashtu do të aplikohet edhe në Botërorin “Rusi 2018”, por jo edhe në vendin ku u shpik futbolli, në Angli.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply