Juventusi merr vendimin përfundimtarë për Dagllas Kostan

Braziliani Dagllas Kosta do të qëndrojë te Juventusi, pasi ka bindur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Bajerni i Munihut.

Kësisoj plot 46 milionë euro do të shkojnë në arkat e klubit “bavarez”, që nuk i kishte besuar brazilianit në kohën që ai mbante veshur fanellën e kampionëve gjerman. “Bavarezët” e dërguan në huazim brazilianin, i cili bëri një sezon fantastik me Juventusin, ndërsa tashmë “bardhezinjtë” janë bindur për të investuar te Dagllas Kosta, i cili në sezonin e sapo përfunduar në “Serie A” kishte zhvilluar plotë 31 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Dy gola të tjerë braziliani kishte shënuar edh enë kuadër të Kupës së Italisë, ku gjithashtu Juve arriti që të triumfojë në finalen e madhe ndaj Milanit, duke mbyllur kështu në mënyrën më të mirë sezonin 2017/2018 me të dy titujt.

Leave a Reply