ZYRTARE: LeBron Xhejms i bashkohet LA Lejkersit

Një ndër basketbollistët më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në NBA ligën profesioniste amerikane të basketbollit, LeBron Xhejms edhe zyrtarisht ka braktisur ekipin e Klivlend Kavaliers, duke iu bashkuar skuadrës së Los Anxheles Lejkersit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Los Anxheles Lejkers përmes një komunikate të shkurtë, në të cilën kishin shkruar: “4 herë MVP i sezonit të rregullt, 3 herë MVP i finaleve të play off-it, 14 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, fitues i dy medaljeve të arta olimpike ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me Los Angelos Lakers, nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë”.

Xhejms, me zgjedhjen e tij, sposton sërish ekuilibrat e NBA-së, pasi për herë të parë në karrierën e tij do të luajë në Konferencën e Perëndimit, e mbushur me talente dhe do të sfidojë direkt kampionët e Golden Stejt, ndaj të cilëve është përballur në 4 edicionet e fundit në finalet e play off-it.

Leave a Reply