Super goli i Kualjarelas ndaj Napolit! Ndoshta edhe më i bukuri i karrierës së tij! (VIDEO)

Sulmuesi 35-vjeçar i Samprodias, Fabio Kualjarela sonte në ndeshjen ndaj Napolit ka shënuar një nga golat më të bukur në këtë fillim sezoni, edhe atë jo vetëm në futbollin italian.

Ish reprezentuesi italian përveç golit, regjistroi edhe një asist në fitoren 3:0 ndaj Napolit, ndërsa goli i tij i shënuar me të cilin vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi në minutën e 75-të, ishte një kryevepër në vete.

Me një  goditje me thembër në ajër, Kualjarela vendosi topin në rrjetën e David Ospinas, duke i mundësuar skuadrës së tij që të regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri në “Serie A”.

Leave a Reply