Sampdoria i dha një goditje të fortë Napolit, Juve i vetmuar në krye të tabelës (VIDEO)

Sampdoria i ka shkaktuar një disfatë të rëndë 3:0 Napolit në “Luixhi Feraris” në Xhenoa në ndeshjen e javës së tretë në “Serie A”. Gregoar Defrel (11’, 32’) me dy gola i dha një epërsi të sigurtë Sampdorias që gjatë pjesës së parë, ndërsa në minutën e 75-të veterani Fabio Kualjarela, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Napolin, shënoi edhe golin e tretë dhe ndoshta më të bukurin gjatë karrierës së tij.

Në dy ndeshjet e para të sezonit  të ri “napolitanët” kishin shënuar dy fitore, edhe atë me përmbysje të rezultait ndaj Lacios (2:1) dhe Milanit (3:2), mirëpo sonte ishin të pafuqishëm përballë Sampdorias, duke humbur kështu hapin me Juventusin që mbetet i vetmuar në krye të tabelës së klasifikimit me 9 pikë maksimale.

Leave a Reply