Futsal, Juventus Serava kalon pa probleme në çerekfinale

Juventus Serava pa shumë probleme ka arritur që të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra finaliste e vitit të kaluar eliminoi ekipin e Skopjes, duke e mundur me rezultatin 5:9 (1:2).

Kapiteni Besnik Latifaj shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar “hat-trik”, nga dy gola realizuan Besnik Tërstena dhe Reshat Ali, ndërkohë nga një gol në këtë përballje realizuan Jakup Ramadani dhe Xhelal Mjaku.

Leave a Reply