Anulohet sfida Pakuao-Khan 

Sfida e peshës “welter” midis boksierit Filipinas, Mani Pakuao dhe atij britanik Amir Kan është anuluar. Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga boksierët, por një gjw të për mediat e ka konfirmuar Bob Arum, menaxheri i boksieri filipinas.

“Përballja mes Pakuaos dhe Kanit mund të konsiderohet e “vdekur”. Unë kam patur dyshime për të që në fillim”, – ka thënë Arum për televizionin amerikan ESPN.

Boksierët patën rënë dakord në fund të shkurtit për një duel mes tyre më 23 prill, një përballje që pritej të zhvillohej në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më tej Bob Arum shtoi: “Unë jam duke biseduar për të zhvilluar një tjetër duel. Rivali i ardhshëm i Pakuiaos nuk do të jetë Kan. Mendoj se filipinasi do të rikthehet të duelojë në korrik”.

Ende nuk është e qartë se përse u anullua kjo përballje, por duket se oferta marramendëse që erdhi nga vendet e arabe për të organizuar këtë përballje nuk është konkretizuar (flitej për një shifër rreth 45 milionë euro ofertë për dy boksierët).

Leave a Reply