Kristiano Ronaldo rrëmben edhe një tjetër çmim individual 

Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Roanldo ka rrëmbyer edhe një çmim tjetër gjatë karrierës së tij. Mbrëmjen e kaluar Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit në vendllindjen e tij.

Në një mbrëmje gala të organizuar nga Federata e Futbollit të Portugalisë, kjo e fundit shpalli më të mirët e vitit 2016, ku padyshim çmimi kryesor “Gala Quinas de Ouro“ i takoi Kristiano Ronaldos, i cili gjatë vitit 2016-të arriti suksesin e tij më të madh duke u shpallur kampion Evrope me Portugalinë, ndërsa njëkohësisht në nivel klubesh me Realin e Madridit rrëmbeu trofeun e Ligës së Kampionëve Evropian, Super Kupën e Evropës si dhe Kupën e Botës për Klube.

Ai gjithashtu vitin që lamë pas rrëmbeu edhe çmimin më prestigjioz individual, “Topin e Artë” nga ana e FIFA-s.

Leave a Reply