Italia ndaj Shqipërisë me një mesatare të re të moshës së futbollistëve

Italia Nëse Daniele de Rossi dhe Leonardo Bonuçi nuk janë 100 përqind të gatshëm, Italia mund të nxjerrë një fushë një formacion të lojtarëve me moshë mesatare relativisht të re kundër Shqipërisë të premten.

Trajneri Giampiero Ventura ka provuar një formacion prej 4-2-4 për ndeshjen me Shqipërinë, shkruan “Football Italia”.

De Rossi është i lodhur nga ndeshjet në Serie A, kurse Bonuçi është me grip. Në vend të De Rossit mund të aktivizohet 22 vjeçari Gagliardini i Interit, kurse vendin e Bonuçit në repartin e mbrojtjes mund ta zë qendërmbrojtësi i Milanit, Romanjoli ose Rugani i Juventusit.

Me këto variacione, Italia mund të dalë në fushë kundër Shqipërisë me një mesatare të moshës së futbollistëve prej 23 vitesh.

Formacioni i mundshëm i Italisë për ndeshjen kundër Shqipërisë:
Buffon; Zappacosta, Barzagli, Bonucci (Romagnoli), De Sciglio; Verratti, De Rossi (Gagliardini); Candreva, Immobile, Belotti, Insigne.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply