De Biasi “braktiset” nga futbollistët

Vetëm 13 futbollistë zbritën në fushën e Resortit Tropikal për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore në mënyrë që të përgatisin sa më mirë ndeshjen miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës që do të zhvillohet të martën në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ashtu siç edhe pritej ishte një grup i cunguar futbollistësh në këtë seancë pasi trajneri De Biasi kishte vendosur që ti lë të lirë futbollistët që u aktivizuan titullarë në duelin e së premtes ndaj Italisë në “Renzo Barbera”.

Në seancën e pasdites së kësaj të shtune pjesë e kombëtares “kuq e zi” ishte edhe mesfushori i Atletiko Madridit, Keidi Bare si dhe ai i Tiranës, Afrim Taku, dy futbollistë këta të grumbulluar së fundmi nga ana e trajnerit De Biasi.

Që të dy këta futbollistë pritet të zëvendësojnë dyshen e larguar Taulant Xhaka – Amir Abrashi.

Leave a Reply