Kosova me rënien më të madhe në renditjen e FIFA-s

Kosova ka humbur plot 6 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s pas humbjes 2-1 kundër Islandës në Shkodër, duke u renditur tashmë në pozitën e 170-të, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo zbritja më e madhe në renditjen e FIFA-s për përfaqësuesen e Kosovës, prej kur se kjo e fundit është bërë pjesë e saj.

Nga përfaqësueset kundërshtare të Kosovës në kuadër të grupit “I” për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, Kroacia edhe përkundër faktit se humbi dy pozita në renditje, ajo edhe më tej figuron si përfaqësuesja më mirë e renditur e grupit, duke u pozicionuar në vendin e 18-të, kundërshtari i fundit i Kosovës, Islanda ka bërë një lëvizje pozitive prej dy vendeve dhe tashmë renditet në pozitën e 21-të, Turqia ka lëvizur plotë 4 pozita dhe pozicionohet menjëherë pas Islandës, Ukraina ka humbur plot 6 pozita, duke u renditur vetëm në pozitën e 37-të, derisa Finlanda tashmë pozicionohet në vendin e 97-të, dy pozita më mirë nga muaji i kaluar.

Listën e përgjithshme e kryeson Brazili, edhe atë për herë të parë pas plotë 7 viteve, duke lënë pas vetes Argjentinën, Gjermaninë, Kilin, Kolumbinë, Francën,  Belgjikën, Portugalinë, Zvicrën dhe Spanjën që mbyllin  TOP-10.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply