Bunjamin Shabani i gatshëm ti shënojë edhe Pobedës (VIDEO)

Futbollisti kumanovar i Shkupit, Bunjamin Shabani si duket tashmë edhe plotësisht është adaptuar në lojën e FC Shkupit, te e cila skuadër arriti gjatë merkatos së janarit nga rradhët e Renovës.

Ai një gjë të tillë po dëshmon me paraqitjet e tij të fundit, ku në dy ndeshje rradhazi shënoi dy gola, edhe atë ndaj skuadrave tetovare, Shkëndijës dhe Renovës. I pyetur nëse do shënonte edhe në ndeshjen e së dielës kundër Pobedës, Shabani për sajtin zyrtarë të klubit u shpreh: “Besoni se shumë pak ka rëndësi për mua nëse shënoj unë apo jo, sigurisht se jam i lumtur kur loja ime bënë që të ndihmojë skuadrën, por tani më e rëndësishme është të fitojmë, të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të bëjmë diferencën në pikë ndaj ekipeve që po na ndjekin”.

Ndeshja Shkupi-Pobeda është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. “Bardhekaltërit” nga Çairi me fitore eventuale do të shpëkuteshin në +7 pikë ndaj kundërshtarit të tyre nga Prilepi, në të kundërtën gara për pozitën e balotazhit do bëheshe shumë interesante.

Shkupi – Pobeda takohen të dielën në Çair me fillim prej orës 16:00.

Leave a Reply