E ardhmja e Strakoshës është e lidhur me Lacion

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, po kalon momentet e tij më të mira te skuadra e Lacios. Me paraqitjet e shkëlqyeshme  këtë sezon në portën e skuadrës nga kryeqendra italiane, Strakosha ka bindur të gjithë për aftësitë e tij duke qenë një garanci më tepër për mbrojtjen e skuadrës “bardhekaltër”.

Ndryshe prej kohësh përflitej se Lacio ishte duke kërkuar nje portier titular, ndërsa si alternativa ishin Matia Perin i Xhenoas dhe Neto i Juventusit. Megjithatë tashmë situata ka ndryshuar totalisht, ndërsa sipas “Il Messaggiero”, lacialët janë gati t’ia besojnë portën edhe sezonin e ardhshëm Strakoshës, pasi e vlerësojnë si një portier mjaft të talentuar më një të ardhme tepër premtuese, pasi ka shpërblyer më së miri besimin e klubit.

Strakosha gjatë këtij edicioni me fanellën e Lacios ka luajtur në 19 ndeshje kampionale  dhe 3 ndeshje në kuadër të Kupës së Italisë. Falë paraqitjeve të tij, klubi ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës dhe aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e Serisë A.

Leave a Reply