Stavrevi do të referoj finalen Shkëndija-Pelisteri?

Federata e futbollit të Maqedonisë është duke punuar në të gjitha aspektet, për të organizuar më së miri ndeshjen finale të ecidionit të sivjetshëm të Kupës, ndërsa përkushtim të madh i ka dhënë edhe referimit, ku është duke vlerësuar t’i vendos referët më të mirë të mundshëm për këtë sfidë.

Sipas informacioneve jozyrtare, Aleksandar Stavrer do të ndajë drejtësinë në takimin final të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit. FFM si duket do të vendos Stavrevin për kryesor të takimit, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov.

Ndihmës refer i katërt do të jetë Nikola Karakolev, përderisa afër golave do të vendosen Dimitar Meçkarovski dhe Dejan Jakimovski.

Takimi Shkëndija-Pelisteri do të zhvillohet të mërkurën në Strumicë me fillim në orën 17:30.

Leave a Reply