Nadal eliminohet nga Mastersi i Romës

Dominik Tiem është surpriza më e madhe e Mastersit të Romës, pasi në çerekfinale eliminoi Rafael Nadalin me rezultat 2:0. Tenisti austriak setin e parë e mbylli me shifra 6:4, ndërsa të dytin me 6:3.

Tiem me këtë fitore ktheu hakun spanjolit pas atyre dy disfatave të pësuara në finalet e Barcelonës dhe në Madrid këtë verë, ndërsa njëkohësisht regjistroi fitoren e dytë në 6 përballjet me numrin 4 të tenisit botëror.

23 vjeçari austriak tashmë në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit ndërmjet Novak Gjokoviqit dhe Huan Martin Del Porto, i cili do të zhvillohet nga ora 21:00.

Leave a Reply