Festojnë Hamburgu dhe Mavraj (VIDEO)

Skuadra e Mërgim Mavrajt, Hamburgu ka arritur që ti shpëtojë nga rënia një kategori më poshtë, teksa ka shmangur edhe ndeshjen “play out” falë fitores së arritur ditën e sotme në ndeshjen direkte me Volfsburgun.

Hamburgu arriti te triumfojë me rezultatin 2:1 në këtë përballje, duke arritur që të kap vendin e 14-të në renditje, duke zbritur poshtë tyre pikërisht Volfsburgun që tani për mbijetesën do të duhet të luajë një ndeshje shtesë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Reprezentuesi shqiptarë, Mërgim Mavraj luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë fitore që e bën Hamburgun të jetë skuadra e vetme në Gjermani që nuk ka rënë asnjëherë nga Bundesliga.

Nga ana tjetër, Bajerni i Munihut mposhti 4:1 Frajburgun e Amir Abrashit, duke i hequr këtyre të fundit mundësinë që të luajnë në eliminatorët e Liga Europa në sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply