Angellovski nesër publikon listën për takimin me Spanjën

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski nesër do të publikojë listën me emrat e futbollistëve që do t’i llogaritë për ndeshjen ndaj Turqisë dhe Spanjës. Angellovski listën do ta shpall nëpërmjet një konference për shtyp, që do të mbahet nesër nga ora 12:00 në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Maqedonia me 5 qershor do të luaj ndeshje kontrolluese me Turqinë, ndërsa takimi me Spanjën në program është me 11 qershor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018. Të dy ndeshjet do të luhet në “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply