Toti zhvilloi ndeshjen e fundit, tifozët: Ai është Roma! (VIDEO)

Legjenda Françesko Toti sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Romën dhe të karrierës. Toti në “Olimpiko” ndeshjen ndaj Xhenovës e nisi nga pankina, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë, duke e zëvendësuar Salah-n.

Tifozët në “Olimpiko” kishin përgatitur kereografi të ndryshme për legjendën e tyre, ndërsa ajo që bie në sy ishte në të cilën shkruhej “Ai është Roma”.

Totit gjatë karrierës së tij 25 vjeçare është aktivizuar vetëm me Romën. Gjatë kësaj periudhe Toti ka luajtur 785 ndeshje dhe ka shënuar 307 gola. 40 vjeçari me “verdhekuqtë” ka fituar pesë trofe, njëher Serinë A, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.

  

Leave a Reply