Fortuna 2009 triumfoi në turneun mbarëkombëtar në Ulqin

KF “Fortuna 2009” fundjavën që e lamë pas morri pjesë në turneun mbarë kombëtar të zhvilluar në Ulqin, ku doli të jetë fitues i përgjithshëm.

Skuadra e U13 (2004) e kësaj shkolle të futbollit, në 6 ndeshjet e zhvilluara, përfshirë këtu edhe finalen, arriti po aq fitore duke dominuar plotësisht ndeshjet ndaj kundërshtarëve të tyre.

Përveç vendit të parë si ekip, ndër çmimet individuale këta kanë marë edhe atë të golashënuesit më të mirë (Xhezair Abduli) me 9 gola të shënuar.

Duke iu falënderuar nikoqirëve për mikpritjen drejtuesit e Fortuna 2009 përmes profilit të tyre zyrtarë në “facebook” kishin shkruar: “SHQIPTAR NUK BËHESH SHQIPTAR LINDESH” – me këto fjalë po  e fillojmë dhe mbarojmë falënderimin tonë për gjithë atë mikpritje bujare, që ua bëtë fëmijëve tanë gjatë qëndrimit tonë në Ulqin. Ju z-ri Don Gabriel, me veprat e juaja  kombëtare dëshmuat se “Shqiptar patriot dhe  bujar lindesh, dhe kurrë s’bëhesh”. Juve dhe bashkëpunëtorëve të juaj zoti ju ruajt nga e keqja dhe ua lehtëson rrugën e misionit të juaj që e keni nisur.”

Në turne i cili është organizuar me rastin e shënimit të festës fetare “Ditët Shën Ndout”, kanë marë pjesë ekipe nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, ndërsa nga Maqedonia morri pjesë Fortuna 2009.

Leave a Reply