Atletet e Xhordan nga viti 1984 shiten për 190 000 dollarë

Atletet e Majkëll Xhordan, me të cilat ylli i basketbollit amerikan kishte luajtur në ndeshjen finale të Lojrave Olimpike në Los Anxheles në vitin 1984, janë shitur saktësisht për një shumë prej 190 mijë e 372 dollarë.

Në atë finale në 10 gushtit të vitit 1984, Majkëll Xhordan me ekipin e SHBA-ve u takua me Spanjën. Në atë ndeshje ish ylli i Çikago Bulls mbante atlete me ngjyrë bardhë e kaltër të markës së njohur “Converse”.

Pas përfundimit të ndeshjes Xhordan me nënshkrimin e tij, ato atlete ia kishte dhuruar njërit prej djelmoshave që mblidhnin topa në ndeshjet e basketbollit, njoftoi shtëpia e ankandeve “Es-si-pi Oukshens”, e cila e organizoi shitjen online të këtyre atleteve.

Leave a Reply