Elif Elmaz debuton ndaj Spanjës me vetëm 17 vjet

Futbollisti i talentuar i Rabotniçkit, Elif Elmaz, ka debutuar për ekipin e parë të përfaqësueses së Maqedonisë me vetëm 17 vjet, 8 muaj e 15 ditë, edhe atë ndaj gjigandëve të Spanjës.

Elmas në ndeshjen e xhiros së 6-të të grupit “G”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” ndaj “Furisë së Kuqe” u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, duke zëvendësuar Ostoja Stjepanoviçin.

Inkuadrimi i tij në lojë solli shumë freski në rradhët e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa i kënaqur me debutimin e tij kishte mbetur edhe seleksionuesi, Igor Angellovski.

Elif Elmaz do të jetë edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë në Evropianin për të rinj që nga data 16 deri me 30 qershor do të mbahet në Poloni.

Leave a Reply