Futbollistja strugane Roçi, zgjidhet lojtarja e muajit në Finlandë

Futbollistja strugane Gentiana Roçi është duke shkëlqyer me paraqitjet e saj në fanellën e skuadrës JyPK Jyvaskyla në elitën e futbollit të Finlandës, duke u zgjedhur së fundmi lojtarja më e mirë e muajit. Gjatë muajit maj 22 vjeçarja shënoi 4 gola, ndërsa realizoi dy tjerë në ditën e parë të qershorit në fitoren 1:3 si mysafire të skuadra GBK.

Ajo është votuar si lojtarja më e mirë e muajit, që paraqet një satisfakison të madh pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që po performon në Finlandë. Roçi kaloi te JyPK nga Klopenburgu i Bundesligës së Dytë gjermane me ndërmjetësim të menaxherit shqiptar Besim Isa.

Shumë pak kohë i është nevojitur për tu bërë bartëse e lojës te ekipi finlandez, duke qenë golashënuesja më e mirë e skuadrës me 8 gola në 10-të ndeshje, ndërsa për momentin ndan pozitën e tretë në listën e golashënueseve në elitën e futbollit finlandez.

Leave a Reply