Kievo transferon edhe një futbollist shqiptarë!

Pas Përparim Hetemajt, Kievo ka zyrtarizuar marrëveshjen edhe me një futbollist tjetër shqiptarë. Bëhet fjalë për talentin e ri, Andrea Isufaj, i cili vitin e kaluar si i huazuar nga rradhët e Arezos, luajti për ekipin e të rinjëve të Kievos.

Pikërisht paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me ekipin Primavera të Kievos, bënë që drejtueist e skuadrës nga Verona të angazhojnë atë në rradhët e tyre, ku do i jepet mundësia për tu stërvitur me ekipin e parë, ndërsa pse jo të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje kampionale me ekipin e parë.

Ai sezonin e sapo përfunduar në “Serie A” në disa raste ishte ftuar për të qenë pjesë e ekipit të parë të Kievos, mirëpo duke mos fituar shansin për tu inkuadruar në lojë.

Por më ndryshe ishte me ekipin Primavera të Kievos, për të cilën skuadër në 23 ndeshje shënoi plot 12 gola, që ishte një parlajmërim për blerjen e kartonit të tij nga ana e skuadrës së Arezos.

Leave a Reply