Shkupjani Izet Ajrullahu firmos me UTA Arad (FOTO)

Talenti shkupjan i futbollit, Izet Ajrullahu ka firmosur kontratë profesionale me FC UTA Arad të Rumanisë. Ajrullahu te UTA u prezentua sot së bashku me Bujamin Asanin që kaloi te skuadra rumune nga FC Shkupi.

19 vjeçari nga Shkupi ka nënshkruar marrëveshje 2 vjeçare me UTA-n, ndërsa e gjithë kjo është arritur falë menaxherit, Meriton Berisha.

“Kam firmosur kontratë profesionale dhe shpresoj të dëshmohem. Më kan ofruar kushte të mira për punë dhe kështu si lojtar i ri do të mundohem të ndihmojë ekipin në ndeshjet e kampionatit. Shpresoj që në të ardhmen të transferohem në klube të mëdha të Evropës”, është shprehur për “InfOSport.mk” Izet Ajrullahu.\

Ajrullahu gjatë karrierës së tij ka luajtur me FC Shkupin, Rabotniçkin dhe Ujpeshtin e Hungarisë.

Leave a Reply