Me moton “Lëvizni që mos të harroni të ecni”, tre çiklistë tetovarë mbi 60 vjeç nisen drejt Ulqinit

Tre sportdashës  tetovarë me biçikleta filluan turnin e tyre nga qyteti  Tetovës ,deri në bregdetin e Malit të zi në Ulqin.

Edhe pse mbi moshën 60 vjeçare , ata nuk ndalojnë, pasi dëshira për këtë sport është e madhe.  Ky udhëtim sipas tyre do të zgjas nga dy deri në tre javë.

“Jemi nisur drejt Ulqinit, nëpër Kosovë të vizitojmë disa vende historike, Podgoricë, Bar, Tivar dhe drejt Ulqinit. Nuk kemi bërë kohë precize , kjo është një vozitje rekreacioni apo qefi siç i themi ne, por mund të zgjas dy javë deri në tre javë”– tha çiklisti, Jusuf Bejtullai.

“Ky është njëri ndër udhëtimet e mia të kohëpaskohshme, udhëtimi im i parë ka qenë në vitin 1979 si student në fakultetin e Prishtinës. Ky është një prej relacioneve pak më të gjata, kërkon pak më tepër vendosshmëri asgjë  tjetër. Një porosi për të rinjët do kisha bërë, “Lëvizni që mos të harroni të ecni” – u shpreh çiklisti Namik Jonuzi.

Ndërsa këtij udhëtimi nuk mund ti mungonte edhe profesorit të gjeografisë Hazbi Ademi, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çiklizmit dhe sportit në përgjithësi. Ai thotë se mosha nuk është pengesë për të mos realizuar ëndërrat  dhe udhëtimi me biçikleta të jep një përjetim më ndryshe.

“Vendosëm me kolegët që të bëjmë një ekspeditë, destnacioni Tetovë, Prizren, Gjakovë, nga Gjakovë dalim në alpet shqiptare deri në Barë, Budva deri në Ulqin, normal dihet ato vende turistike të turizmit veror, bëjmë edhe pushime pasi ka edhe karakter gjemofologjik, pasi vizitojmë edhe kanjonin e Tares, Moraces dhe ka një karakter rekreativ, por edhe sportiv. Të ju japim një mesazh të rinjëve se nuk duhet të largohen nga çiklizmi, të duan natyrën, pasi me biçikleta mund gjërat t’i prekim, t’i shohim, ti përjetojmë. Ne jemi që të tre afër të 60-ve, mos të shkoj dikush me atë mendje se mosha  mund të jetë problem, duhet ti largohemi asaj” – tha profesor i gjeografisë, Hazbi Ademi.

Ademi, Bejtullahi, dhe Jonuzi vitin e kaluar kanë shëtitur thuajse të gjithë bregdetin shqiptar. Qëllimi i këtyre çiklistëve është që vitin e ardhshëm të vizitojnë Turqinë dhe pjesët tjera të Evropës.

Motoja e tyre është “Lëvizni që mos të harroni të ecni”.

Leave a Reply