Moto GP: Markez i pari, Rosi i pesti në Gjermani

Mark Markez është fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë në kampionatin e Moto GP-së.

Markez e mbylli i pari garën, ndërsa pas tij u renditën Jonas Folger në vendin e dytë dhe Daniel Pedrosa në të tretin që kompletoi podiumin.

Vendi i katërt në këtë garë i takoi Vinales, ndërsa Valentino Rosi nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.

Gara e radhës në Moto GP do të zhvillohet me 6 gusht në Çeki.

Leave a Reply