Pepe i jep vendin e tretë Portugalisë në Kupën e Konfederatave (VIDEO)

Në pamundësi që të shkojë në finale, Portugalia për t’u ngushlluar siguroi vendin e tretë në Kupën e Konfederatave, pasi mundi në kohën shtesë Meksikën me rezultat 2:1.

Meksika kaloi e para në avantazh me autoglin e Netos të shënuar në minutën e 54-t, ndërsa portugezët barazuan në minutën 91-t, me anë të Pepes që çoi në vazhdime ndeshjen.

Silva ishte autor i golit të dytë për Portugalinë që i dha përfaqësueses së tij vendin e tretë në Kupën e Konfederatave.

Ndërkohë nga ora 20:00 në program është finalja e Kupës së Konfederatave ndërmjet Gjermanisë dhe Kilit.

Leave a Reply