Teri vazhdon karrierën në kategorinë e dytë të Anglisë

Xhohn Teri nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur, ai ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në kategorinë e dytë të Anglisë te skuadra e Aston Villës.

Ish kapiteni legjendar i Çelsit që tashmë është në moshë 35 vjeçare, ka arritur marrëveshje me Aston Villën, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajë kontratë 1 vjeçare dhe të prezentohet para tifozëve dhe mediave.

Teri që nga viti 1998 ishte pjesë e Çelsit, me të cilët zhvilloi 492 ndeshje në total, ndërsa ka shënuar edhe 41 gola.

Leave a Reply