Porto i ul pagën Iker Kasiljas

Portieri i Portos, Iker Kasiljas do të pranojë një pagë më të vogël gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan e përditshmja portugeze “A Bola”. Paga e tij bruto do të zbres deri në 7.5 milion euro, apo 3.5 milion euro më pak nga sezoni i kaluar, kur paga e tij vjetore kapte shifrën prej plotë 11 milion euro.

Deri më tani skuadra portugeze i paguante Kasiljasit 5 milion euro, ndërsa pjesa tjetër mbuloheshe nga Reali i Madridit. Mirëpo edhe përkundër pagës së zvogëluar, Iker Kasiljas, mbetet futbollisti më i paguar në kampionatin elitar portugez.

Leave a Reply