Boks, Ferit Keta fiton titullin e parë në karrierën e tij

Boksieri shqipar, Ferit Keta ka fituar titullin e parë në karrierën e tij, pasi mundi holandezin, Roshel Gumulju, duke ia shkaktuar këtij të undit humbjen e parë pas 40 ndeshjeve.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por u shpërblye puna ime me vëllezërit e mi Gjetanin dhe Ismailin. Atë mbrëmje kisha mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe për këtë arsye isha i pathyeshëm”, është shprehur Feriti.

Feriti është vëllau i Gjetan dhe Ismail Ketës, ndërsa ndeshjen e radhës që do të jetë për titullin botëror rreth fundit të vitit dhe tre vëllezërit po përpiqen që këtë finale ta zhvillojnë në Shqipëri.

Leave a Reply