Helsinki me dy përforcime para takimit me Shkëndijën

Filip Valencic dhe Zhan Zhak Buguhi janë dy përforcimet e reja të Helsinkit para përballjes me Shkëndijën e Tetovës në kuadër të xhiros së dytë kualifikues në Liga Evropa.

Valencic vjen nga Sllovenia ndërsa Baguhi nga Bregu i FIldisht, ndërsa që të dy mund të paraqiten në ndeshjen e parë që do të luhet të enjtën në Strumicë ndaj “kuqezinjëve”.

Mesfushori Valencic ka firmosur kontratë për 2.5 vite me skuadrën finlandeze, ndërsa Buguhi që është me tipare sulmuesi vetëm për 1 vit.

Leave a Reply