Anonimët e Östersunds eliminojnë Galatasarajin (VIDEO)

I gjithë Stambolli është në heshtje, pas eliminimit të Galatsarajit në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa. E kush mund ta besonte një gjë të tillë, në veçanti, kur një gjigand si Galatsaraji, e eliminon një skuadër nga një fshat suedez me emrin Östersunds, emër të cilin e mban edhe vetë skuadra.

Një skuadër e formuar vetëm para 21 vite, në debutimin historik në Evropë, arrinë të shkruajë historinë, ndërsa në anën tjetër turpëron një skuadër gjigande, që assesi nuk mund të ju rikthehet sukseseve vite më parë që kishte në arenën ndërkombëtare.

Östersunds sezonin e shkuar e habiti gjithë Suedinë, pasi fitoi Kupën. Pikërisht ajo i dha mundësinë që të arrinin këtu ku janë sot. Pas fitores 2:0 në Suedi, ata sonte barazuan 1:1 në Stamboll, duke iu gëzuar kualifikimit për në raundin e tretë, ku i pret përballja ndaj skuadrës së Fola nga  Luksemburgu.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply