Vardari dhe Kopenhageni stërvitjet zyrtare jashtë “Telekom Arena”

Vardari dhe Kopenhageni, dy skuadra këto që të martën në “Telekom Arena” do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, stërvitjet zyrtare që zakonisht i zhvillojnë një ditë para ndeshjes, nuk do të mund ti zhvillojnë në fushën e stadiumit ku do të zhvillohet edhe vetë ndeshja.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë UEFA, personat zyrtarë të së cilës kanë vërejtur se cilësia e barit është më kushte minimale që janë të nevojshme për një ndeshje të kalibrit të lartë, siç është ndeshja finale e SuperKupës, ku mejdanin këtë vit do të ndajnë dy skuadrat gjigande, Real Madridi dhe Mançester Junajtedi.

Për të mos e ngarkuar atë edhe më tepër, ata vendosën që skuadrat e Vardarit dhe Kopenhagenit stërvitjet e tyre një ditë para ndeshjes, ti zhvillojnë në ndonjë stadium tjetër.

Kështu futbollistët e Kopenhagenit, stërvitjen e tyre zyrtare do ta zhvillojnë në fushat pranë FFM-së me fillim në ora 18:00, derisa Vardari stërvitjen kryesore para ndeshjes së nesërme ndaj danezëve do ta zhvillojë në bazën e saj stërvitore në Hipodrom, me fillim në ora 20:00.

Rikujtojmë UEFA për shkak të disa punimeve që po rrjedhin në “Telekom Arena” ka vendosur që për ndeshjen Vardari-Kopenhagen që në program është nesër me fillim në ora 20:00, në përdorim të lëshojë vetëm 10 mijë bileta, edhe atë vetëm për tribunën perëndimore dhe 5 blloqe të tribunës jugore.

Leave a Reply