Të martën shorti për sezonin e ri në ligën e parë dhe dy ligat e dyta

Të martën me fillim në ora 12:30 në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti i ndeshjeve kampionale për sezonin 2017/2018 në elitën e futbollit vendor, si dhe dy ligat e dyta, Lindje dhe Perëndim.

Bashkë me kalendarin e kampionateve, do të tërhiqen edhe dyshet e javës së parë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ndeshje kjo janë paraparë të zhvillohen me datë 16 gusht.

Ndryshe sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do ta startojë me 13 gusht, ndërsa ndeshjet e para në kuadër të ligës së dytë, Lindje dhe Perëndim do të startojnë me datë 26 gusht.

Leave a Reply