Interesim polak për kumanovarin Naser Aliji

Futbollisti kumanovarë, Naser Aliji nuk po kalon momentet e tij më të mira te skuadra gjermane e Kajzerslauternit, të cilës skuadër iu bashkua gjatë verës së kaluar.

Ai nuk bënë pjesë në planet e skuadrës nga Bundesliga II, me të cilët ka kontratë edhe për dy vite tjera.

Anëtari i Kombëtares shqiptare që më parë gjatë karrierës së tij ka qenë edhe pjesë e Bazelit, ka marrë para pak ditësh një ofertë nga klubi polak i Zaglebie.

Skuadra polake e donte Alijin në huazim, por mbrojtësi nuk e dëshironte një lëvizje të tillë dhe tashmë priten të reja të tjera në lidhje me të ardhmen e Alijit, i cili sezonin e kaluar me petkun e Kajzerslauternit luajti në 20 ndeshje kampionale, duke asistuar edhe në dy gola.

Leave a Reply