Batuta e Kukësit, “Hej Nijas Lena…”

Mesfushori strugan Nijas Lena edhe përkundër tentativave nga ana e drejtuesve të Kukësit për të mbajtur atë në rradhët e tyre, madje edhe përmes disa formave të ndryshme, duke i shkruar shkresa dhe duke u ankuar për largimin e tij edhe në FSHF, në fund i’a arriti qëllimit që të largohet nga kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Lena tashmë  është pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër kjo që sot do të përballet me Kukësin në një miqësore luksi që do të zhvillohet në vendin tonë, në Ohër prej orës 17:00.

Lidhur me këtë takim në faqen zyrtare të Kukësit ka edhe një dedikim për Lenën, në formën e një batute: “

“Hej Nijas Lena, kemi kujtime të mira bashkë, kënaqësi të të takojmë sërish, megjithëse të shkonte më shumë fanella e Kukësit”.

 

Leave a Reply